Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Timothy 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Lutem pra para gjithë punëvet, bani lutuna, faluna, foluna, faluna ndersë, për gjithë nierëzit,
2 për mbëretinë, për gjithë sa janë mbë shkallë naltë, qi shkojnë jetë papërzieme e urtë me qish do farë bese mirë e hieshime.
3 Sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë shëlbuesit t’ynë.
4 I cilli don shpëtohenë gjithë nierëzitë, edhe vinë me ngjofunë mirë vërtetënë.
5 Sepse nji ashtë Perëndia, nji asht’ edhe laimësi i Perëndisë edhe i nierëzëvet, nieriu Iesu Krishti,
6 qi dha vetëvetëhenë shpërblim për gjithë, për deshmi ndër kohëna urdhënueme,
7 për cillënë deshmi u vush’ unë leçitës edhe apostull (thom vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej), mieshtri i kombevet mbë besët e mbë vërtetët.
8 Due pra falenë burratë mbë qish do vend, tue ngritunë duer këthiellëta pa zemërim e pa mendim.
9 Por kështu edhe gratë le stolisinë vetëvetëhenë me petëka qi u ka hie, me turp e me urti, jo me gërshetëna, a me ar, a me margaritarë, a me petëka qi vëjejënë shumë,
10 por (qish duhetë mb’ato gra qi diftojënë vetëvetëhenë se kanë frikë Perëndinë) me punë mira.
11 Grueja le mësohet’ urtësisht me qish do farë binduni.
12 Edhe gruenë nuk’ e la me mësuem, as me urdhënuem burrinë, por rrijë urtë.
13 Sepse përpara u krijue Adami, mbasandai Eva,
14 edhe Adami nuk’ u gënjye, por grueja u gënjye, e duel jashtë udhet,
15 por ka me shpëtuem për dielmt qi piell, ndë mbetshinë ndë besë e ndë dashuni e ndë shenjtënim me urti.